Politikë

Rama takon Talat Xhaferrin në Mynih

Foton nga takimi e ka shpërndarë Rama, i cili shkruan se me Xhaferrin ka pasur një ‘’bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes’’.

E.K
Rama takon Talat Xhaferrin në Mynih
Edi Rama dhe Talat Xhaferri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte në Mynih me Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferri. Takim i zhvilluar para nisjes së Konferencës së Sigurisë. Foton nga takimi e ka shpërndarë Rama, i cili shkruan se me Xhaferrin ka pasur një ‘’bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes’’.

POSTIMI I RAMËS:

Mynih - Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

Më herët gjatë kësaj të premteje Kryeministri Edi Rama është takuar me Johannes Hahn, zv president i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin. Ps takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i Qeverisë shkruan se me Hahn ka folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për Vendet e Ballkanit Perëndimor./ZËRI

Poll

MOS HUMB