Politikë

Fredi Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese

Seanca e parë do të mbahet nmë datë 19 mars, ora 10:00.

D.XH
Fredi Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese
Fredi Beleri

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore me kërkues Alfred Beleri, që kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë, që nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës dhe dy vendimeve të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, më datë 1 qershor dhe 22 maj.

Seanca e parë do të mbahet në datë 19 mars, në orën 10:00.

Publikimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese vjen pak ditë, pasi SPAK shpalli pretencën për Belerin, duke kërkuar dënimin e tij me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërkaq, për të dyshuarin si bashkëpunëtor të tij, Pandeli Kokaveshi është kërkuar 2 vite burg, por SPAK ka sugjeruar që t’i konvertohet në shërbim prove për 4 vite./ZËRI/

Poll

MOS HUMB