
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ia ka “mbyllur” plotësisht derën kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha sa i përket mundësisë për të shkuar në parlament. Një kërkesë e hedhur më parë poshtë nga gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka. Sipas GJKKO liderit të opozitës shqiptare, nuk i është cenuar funksioni i deputetit si përfaqësues i zgjedhur shqiptarëve. Por, po ashtu GJKKO kujdeset të saktësojë se këtë rol, Berisha nuk mund ta ushtrojë njësoj si kolegët e tij.
Në vendimin e zbardhur nga gaetarja Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme argumenton se nuk mund të jepet leja për të shkuar në Kuvend, siç kërkon Sali Berisha për të ndjekur punimet e Kuvendit, por për ndonjë arsye të veçantë dhe këtu ka hequr dy paralele, një me rastin e deputetit Armando Prenga, i cili la arrestin e shtëpisë dhe u paraqit në Kuvend për të votuar Reformën në Drejtësi. Ndërsa një tjetër socialist Mark Frroku la burgun për pak dhe shkoi në Kuvend për të votuar Kodin Zgjedhor.
Kështu Sali Berisha mund të kërkojë të jetë i pranishëm në seancën ku pritet të votohet Reforma Zgjedhore, e cila kërkon shumicë të cilësuar votash dhe gjithëpërfshirje. Nuk dihet nëse Berisha do të depozitojë sërish kërkesë në GJKKO për dhënien e lejës për në Kuvend, por me sa duket ka ende një ‘dritë jeshile” për të.
Sali Berisha po qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, që nga data 30 dhjetor 2023, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që ka rënduar masën fillestare të caktuar ndaj tij, me argumentin se ai nuk iu bind vendimit fillestar, për t’u paraqitur në policinë gjyqësore/ZËRI