Politikë

Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Folëm për projekte strategjike

Rama tha se në takim u diskutua edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruhet së shpejti

E.K
Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Folëm
Rama dhe presidenti i emirateve te bashkuara arabe

EBA- Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga presidenti Muhammed Bin Zayed Al Nayan. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale pas takimit, Rama shprehet se me presidentin e Emirateve kanë folur për një sërë projektesh të rëmdësishme në fusha të ndryshme me rëndësi jetike për Shqipërinë.

Sipas Ramës në takim u diskutua edhe për  marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruhet së shpejti.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, tha Rama.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB