Politikë

Rama refuzoi interpelancën për reportazhin e" Rai 3", Bardhi përplaset me Nikollën, largohet nga mbledhja

Lindita Nikolla iu përgjigj se objekti i interpelancës nuk ka lidhje me procedurën.

k.m.
Rama refuzoi interpelancën për reportazhin e" Rai 3", Bardhi
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kolegu i tij, Agron Gjekmarkaj kanë braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Në takimin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, disa orë para nisjes së seancës parlamentare, Bardhi kërkoi një shpjegim lidhur me faktin se përse nuk ishte përfshirë në 'draft-kalendar', kërkesa e grupit të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

"Nuk e kuptoj pse në draft-kalendar nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shtanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeminsitrit në Tëitter. Kërkoj të shtohet në kalendar,"- tha Bardhi.

Si përgjigje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu përgjigj se objekti i interpelancës nuk ka lidhje me procedurën.

“Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet”.

Duke qenë se kërkesa e demokratit për interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me reportazhin e "RAI 3" nuk u aprovua, Bardhi dhe Gjekmarkaj, të dy u larguan nga salla e mbledhjes./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB