Politikë

Rama nga Korça: Po studiojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjen me gaz

Sipas tij, Korça do të jetë qyteti i parë që do të ngrohet me gaz.

F.m
Rama nga Korça: Po studiojmë uljen e çmimit të
Kryeministri Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po studion uljen e çmimit të energjisë elektrike, kryesisht për pensionistët. Në takimin e radhës që zhvilloi me pensionistët në Korçë, Rama u shpreh se ka kërkuar nga Ministria e Infrstrukturës që pensionistët të përfitojnë me patjetër nga kjo ulje.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjithashtu po studion një tjetër koncept, atë të ngrohjes me gaz. Sipas tij, Korça do të jetë qyteti i parë që do të ngrohet me gaz.

“Po studiojmë edhe një ulje të çmimit të energjisë. Kam kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës që pensionistët të përfitojnë patjetër ulje. Gjithashtu duam të fusim edhe një koncept tjetër, që kur rritja ekonomike e parashikuar kapërcehet atëherë për cdo përqindje të rritjes ekonomike që është mbi parashikimin pensionistët të jenë përfituesit e pare. Përsa i takon gazit, do shkojmë me Nikon në Azerbajxhan, sepse projekti është në fazë të avancuar, financimi është i garantuar dhe do shkojmë për ti dhënë një shtysë që të fillojë të zbatohet. Korça do jetë zona e parë që do ngrohet me gaz,”- tha Rama.

Poll

MOS HUMB