
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga oborri selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në postimin e ndarë në rrjetet e tij sociale, shfaqet Rama i ulur në një stol, i përqëndruar në telefonin e tij. Ndoshta duke bërë përgatitjet e fundit të fjalës që do të mbajë sot para liderëve të tjerë botërorë.
"Mirëmëngjes dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë,"-shkruan në postimin e tij kreu i qeverisë shqiptare.
POSTIMI I PLOTË:
Dje, një ditë para mbajtjes së seancës, kryeministri Rama nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB tha se shpreson që debati do të mobiliozojë botën për të rritur presionin ndaj Rusisë për të risjellë paqen në botë. Në mbledhjen e sotme, i pranishëm në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë do jetë fizikisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy./Zëri.ai