Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër, të pranishëm ministra dhe drejtues politik. Analizë për 2025-tën

Analiza do të ndahet në disa panele, ku do të diskutohet lidhur me angazhimin direkt në terren të strukturave socialiste për rigjallërimin e bazës së partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme

E.K
Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër, të pranishëm
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, do të mbledhë këtë të shtunë kryebashkiakët socialistë, ndërsa ka nisur riorganizimi i Partisë Socialiste në të gjithë vendin, duke lënë porosi të qarta për të gjithë drejtuesit. Rama pritet që të bëjë një analizë të thelluar, ku do të jenë pjesë dhe ministrat, por edhe drejtuesit politik të qarqeve. Kjo analizë pritet që të bëhet në mënyrë periodike, deri në mbajtjen e zgjdhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Analiza sipas socialistëve do të shërbejë për të verifikuar problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në Partinë Socialiste. Mbledhja pritet që të zhvillohet në Shkodër, bashki e cila më në fund drejtohet nga socialistët pas 30 vitesh.

Analiza do të ndahet në disa panele, ku do të diskutohet lidhur me angazhimin direkt në terren të strukturave socialiste për rigjallërimin e bazës së partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor. Prej disa javësh socialistët kanë zbritur në bazë, në takime me strukturat dhe kanë nisur procesin e zgjerimit në parti dhe fushatën reale të anëtarësimeve të reja.

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me bazën e socialistëve, ku ka kërkuar një fitore më të thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Po ashtu socialistët kanë nisur një fushatë të re anëtarësimesh në Parti, ku synohet zgjerimi me persona që nuk kanë qenë tradicionalisht mbështetës së të majtës.

Sipas Ramës, qëllimi i anëtarësimit në PS-së është ripërtëritja familjes së madhe politike. Gjatë një takimi të dielën me strukturat e PS në Balldren të Lezhës, Rama deklaroi se Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB