Politikë

Rama mbledh grupin parlamentar, zbulohen porositë për deputetët! Gati për Kongresin e Nëntorit

Në mbledhjen e grupit të PS u diskutua dhe mbi Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së që do të mbahet në fillim të muajit Nëntor

E.K
Rama mbledh grupin parlamentar, zbulohen porositë për deputetët!
Rama ne mbledhjen e grupit te PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama menjëherë pas angazhimeve në kuadër të Peocesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen që u mbajt me dyer të mbyllura, socialistët kaqnë diskutuar në lidhje me një bashkëpunim më të mirë që duhet të ketë mes grupit parlamentar por edhe qeverisë.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Rama ka kërkuar nga deputetët që të kenë një angazhim më të madh në axhendën parlamentare, por edhe në takime në terren, që duhet të kenë në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët. Kryeministri ka diskutuar dhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.

Në mbledhjen e grupit të PS u diskutua dhe mbi Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së që do të mbahet në fillim të muajit Nëntor. E vetmja që ka reaguar pas mbledhjes së grupit të PS, ka qenë ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

“Sot, me kryeministrin Edi Rama vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.

Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale. Në Samitin e Nëntorit socialistët do të votojnë kupolën drejtuese, si dhe pritet që të shpalosin planet e tyre për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB