Politikë

Vjosa Osmani për deklaratën e Makron në Tiranë: Gabim në përkthim

Kryetarja e shtetit të Kosovës, Osmani deklaroi se nuk mund të pezullojë vizat, një shtet i vetëm.

Zeri
Vjosa Osmani për deklaratën e Makron në Tiranë: Gabim
Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

TIRANË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar, në lidhje me deklaratën e presidentit francez, Emanuel Makron, se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar, sepse Prishtina nuk ka mbajtur fjalën.

Kryetarja e shtetit të Kosovës, Osmani u shpreh se bëhet fjalë për një gabim në përkthim të fjalës së Makron. Ajo tha se ka qenë në kontakt me institucionet franceze dhe është informuar se nuk ka ndodhur asnjë pezullim vizash.

Osmani vlerësoi se pezullimi i vizave nuk mund të bëhet dot nga një shtet i vetëm.

“Besoj se gjërat tashmë janë të sqaruara. Neve na është thënë edhe nga institucionet franceze, se nuk ka ndodhur asnjë pezullim i vizave për Kosovën. Edhe ligjërisht, pezullimi i vizave nuk mund të bëhet nga një shtet i vetëm”, tha Osmani.

Kryetarja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se duke nisur nga data 1 janar 2024, do të nisë zbatrimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB