Politikë

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka komisione hetimore për thashethemet tuaja, do shohim ligjin për ndryshime

E.K
Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka komisione hetimore për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi të negociatave me opozitën për të rikthyer normalitetin në Kuvend. Rama tha se nuk do të ketë Komisione Hetimore Parlamentare për thashethemet që përhap vetë opozita. Nga ana tjetër, Rama paralajmëroi se socialistët po përgatisin dhe ndryshime në ligjin për Komisionet Parlamentare.

“Ne nuk negociojmë me non grata dhe me asnjë zëdhënës të non gratave. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe kjo nuk është një gjë e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që për halle personale kanë marrë përsipër të kthejnë Kuvendin në përshesh, dhe flaka në parlamentin shqiptar merr dhenë, a thua se kjo sjell gjë tjetër veç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregullorja e Kuvendin ka përjashtimin për 10 ditë, edhe për një zjarrvënës, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi, për ata që pengojnë të tjerët të bëjnë detyrën. Është krejt e pavërtetë që Komisionet Hetimore mund të ngrihen thjesht dhe vetëm se një numri firmëtarësh iu teket që të ngrejnë një Komision.

Nuk mund të ngrihen komisione hetimore në bazë të thashethemeve, është koha që të shohim ligjin, duke marrë parasysh të gjithë eksperiencën e këtyre viteve, ky komision ad hoc për Reformën Zgjedhore  nuk është ngritur se nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër. Unë këtu kam të gjithë punën voluminoze që ka bërë një grup pune për komisinet hetimore. Shqipëria mban vendin e parë me shumë distancë nga vendet e rajonit, për numrin e Komisioneve Hetimore.

Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre muajve. Kemi konsideruar 2 drejtime. E para, integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore në ligjin e komisioneve hetimore dhe e dyta, burimin e vetë ligjit të komisioneve tona hetimore që është ligji gjerman i komisioneve hetimore.”, u shpreh Rama në konferencën me gazetarët. 

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB