TIRANË- Pas disa muajsh heshtje, Lulzim Basha ka pasur sot një përballje të ashpër me gazetarët. Këta të fundit i kujtuan Lulzim Bashës që përfaqëson vetëm 9 deputetë në Kuvend, ndërkohë që ku i fundit akuzoi Sali Berishën dhe Gazment Bardhin se e kanë zhvendosur aksionin e opozitës vetëm për interesa personale.
“Ne do të bëjmë një opozitë të vërtetë, e cila është asgjesuar nga pazaret e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Vetingu i politikanëve është zgjidhja. Ne do të imponohemi me ato numra që kemi, këta ua futën shqiptarëve me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, u shpreh Balla.
Basha këmbënguli se Vetingu i politikanëve dhe listat e hapura janë zgjidhja për të ndryshuar situatën politike në Shqipëri.
“Qëndrimet e PD për cështje të caktuara nuk kanë ndryshuar dhe nuk kam ndërmend ti kthehemi të kaluarës. Për cdo deputetë opozitës, për këdo që dëshiron të marrë përgjegjësinë e rotacionit politik, të largimit të Edi Ramës dhe bandës së tij të korruptuar ka disa pyetje kyç që duhet ti përgjigjen me votë dhe jo fjalë. Vetingu u politikanëve, ligji është në Kuvend. Rama do përpiqet ta sabotojë dhe ta votojë kundër, por cdo deputetit i lind detyra dhe qytetarët do të gjykohet, do shohë interesin personal apo do të shohë interesin kombëtar”, tha Basha.
Kjo është dalja e parë e Lulzim Bashës për gazetarët pas një periudhe të gjatë që ka qëndruar jashtë vëmendjes së mediave, duke nisur një tur takimesh me mbështetësit në qytete të ndryshme të vendit.
Basha ishte i ashpër ne qëndrimin e tij me gazetarët, kur tha se PD e përfaqësuar nga ai është duke u censuruar nga të gjitha mediat, që sipas tij fakton pazarin mes Ramës dhe Berishës.
/Zëri.ai