Politikë

Quajti Berishën të marrë, Vokshi kërkon përjashtimin e Spiropalit. 2 sekonda më vonë-Braçes: Po rri ti mo, grindavec

Vokshi u indinjua nga fjala ‘i marrë’ që përdori Spiropali për Berishën

E.K
Quajti Berishën të marrë, Vokshi kërkon përjashtimin e
Albana Vokshi dhe Erion Brace

TIRANË- Vijojnë debatet në seancën plenare, ku në rendin e ditës u fut dhe amnistia penale, ndërsa frika nga SPAK, ka përplasur deputetët. Ministrja Elisa Spiropali, e quajti Berishën të marrë, dhe kjo nxiti reagimin e deputetes Albana Vokshi, që kërkoi që kryeparlamentarja të merrte masë ndaj saj. Por pak sekonda më vonë, vetë ajo do t’i drejtohej Erion Braçes me një fjalor të papërshtatshëm.

Spiropali: Lini akrobacitë me shpifje. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është organizatë kriminale SPAK? Dakord të mençurit. Se marrëzia dhe mençuria i ndan një fill i hollë. Drejtësinë e kishit një hyzmetqare të tekave të pushtetit tuaj, të gjitha inkoherencat tuaja, të gjithë mungesën e arsyes, çohet njëri të arrestojë më shumë, ju nuk dini ç’thoni se me drejtësinë ju ka zënë rrota bishtin dhe kokën, Basha sa është zgjuar nga gjumi që thotë do amnistoni të dënuarit nga gjykata speciale, në publik duam të shohim, e kemi bërë kur e kemi parë të arsyeshme, politika jonë penale nuk duhet të frymëzohet nga e vjetra për dy paket cigare, por një shoqëri që është e vetëdijshme, por meqë jeni të akuzuar dhe akuzues.

Vokshi: Zonja kryetare kërkoj që të merrni masë për ministren Spiropali, me një fjalor të papranueshëm, kërkoj që të merrni masë menjëherë. Po rri ti mo, mos fol ti mo, grindavec, si është e mundur (iu drejtua Braçes).

/ZËRI 

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB