Politikë

'Qivirria…hidhini plehrat ku të mundeni"/ Korreshi mes mbeturinave në Lushnje: Janë bërë det, paratë i mori inceneratori

Korreshi shprehet se çdo cep i qytetit është me mbeturina

F.I
'Qivirria…hidhini plehrat ku të mundeni"/ Korreshi mes
Saimir Korreshi

LUSHNJE-Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë denoncimin e radhës nga Lushnja, ku me pamjet e ndara në rrjete sociale tregon se ish-fabrika e letrës është kthyer në landfill mbeturinash. Korreshi shprehet se çdo cep i qytetit është me mbeturina dhe ngre dyshime për abuzime me tonazhet.

"Urdhëroni! Ish-fabrika e letrës. Karbunara, e para. Urdhëro! Si mund të mungonte këtu dhe këtu një landfill, një vend grumbullimi mbetjesh, plehrash? Goma, plehra, të hedhura, sa të duash. Ja edhe kjo mbrapa andej. Mund të mungonte këtu? S’mund të mungonte. Se nuk ka cep të Lushnjes që nuk e kanë mbytur plehrat. I shikoni, këto janë oxhaqet, gërmadhat, rrënojat, dhe meqë janë rrënoja ne mund t’i lëmë lehtësisht dhe plehrat. 

Kështu është logjika e pushtetit dhe e qivirrisë tonë. Hidhini plehrat ku të mundni. Lekët na i rruajti inceneratori, lekë për ton nuk ka. Atje e shtojnë tonin nga 10 ton, se hypin ato tre veta, katër veta i shtojnë tonazhin për t’i paguar lushnjarët, e ndërkohë plehrat hidhen këtu. Ec dhe njëherë atje, jepi dhe njëherë atje atyre. Të lutem. Që të shikojnë njëçikë që është bërë det atje. Që ka dhe andej matanë pirgjet. Kjo është situata. Ju urojmë shëndet. Vapa bën të veten. Plehrat janë bërë kapul. Ja kaq’, shprehet Korreshi.

 

Poll

MOS HUMB