Politikë

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, Ibrahimaj: Rritje me 2.7% nga 1 korriku! Protestat? Janë më pak se votuesit e PS

Sipas ministres, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

zh.ll
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, Ibrahimaj: Rritje me 2.7% nga 1
delina ibrahimaj

TIRANË- Qeveria ka miratuar këtë të premte indeksimin e pensioneve, duke parashikuar një rritje prej 2.7% që do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas ministres, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 përqind, të veçantët dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh ministrja.

E pyetur për protestat që po zhvillohen prej rreth një muaji në Tiranë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, komentoi pjesëmarrjen e qytetarëve në tubime. Sipas Ibrahimajt, numri i qytetarëve që protestonin gjatë konferencës së saj, por edhe numri i përgjithshëm i protestuesve gjatë 26 ditëve të fundit, është më i ulët se 850 votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

"Përgjigjja ime tregohet me numrin e akteve që prezantuam e kemi miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Jemi në një proces që kërkon vëmendje maksimale. Jemi në një garë me veten për Shqipërinë, për ta integruar në BE. Është një kalendar me një numër shumë të madh aktesh që duhet t’i miratojmë deri brenda vitit 2027. Është një punë e jashtëzakonshme që qeveria dhe administrata publike po bëjnë çdo ditë dhe çdo natë. Shoh që janë një numër qytetarësh që janë duke thirrur me zë të lartë teksa unë jam duke folur, por janë 850 mijë qytetarë që kanë zgjedhur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për drejtimin e vendit",- tha Ibrahimaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB