Politikë

‘Pse hyni online, o plehra?’, deputetët e opozitës protestë në Komisione

Deputetët e opozitës Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi kanë hyrë në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës pyetën kolegët e maxhorancës se përse hyjnë online.

D.XH
‘Pse hyni online, o plehra?’, deputetët e opozitës
Deputetet e opozites ne Komisione

TIRANË – Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, se përse mbledhjet zhvillohen online, kur ata janë prezent. Debate u zhvilluan në Komisionin e Ligjeve. E njëjta situatë është vërejtur edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, gjë që ka bërë që mbledhja të ndërpritet, për t’u shtyrë në orën 12:30.

Deputetët e opozitës Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi kanë hyrë në një nga sallat, ku ndodheshin deputetë të maxhoranës.

“Pse jeni online. Pse hyni online ju plehra”, dëgjohen duke thënë deputetët.

Edhe gjatë ditës së sotme, Garda ka rrethur Kryesinë e Kuvedit, për të parandaluar situatën kaotike në parlament. Opozita e vendit pretendon se maxhoranca ka shkelur të drejtat e saj kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk lejon vijimin normal të punimeve në Kuvend. PD ka kërkuar ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në Shëndetësi dhe nxjerrjen e të dhënave të TIMS./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB