
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të dielën e 11 janarit. Në fokus të bisedimeve do të jenë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, ku PS synon të marrë mandatin e katërt qeverisës. Dy ditë para mbajtjes së Asamblesë, numri dy i socialistëve, Blendi Klosi u ka dërguar anëtarëve një mesazh, ku thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit.
Po ashtu, Klosi është kujdesur që t’u ‘’tërheqë veshin’’, anëtarëve për shkak të mungesave, sipas tij të pajustifikuara. Ndërsa shtoi prezenca është e detyrueshme. Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re. Mbledhja do të nisë në orën 11:00. Ndërsa me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura./ZËRI