Politikë

Projektligj i ri: Kripto-asetet në 'lupën' e tatimeve, raportim çdo vit, gjoba deri në 1 mln lekë

Sipas projektligjit, ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve do të kenë detyrimin të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë informacion mbi klientët dhe transaksionet që kryhen në platformat e tyre.

F.I
Projektligj i ri: Kripto-asetet në 'lupën' e tatimeve,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një projektligj i ri synon që të gjitha pasuritë në formën e kriptovalutave të jenë nën kontrollin e Tatimeve, për identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal.

Në draftin e projektligjit "PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT MBI KRIPTO-ASETET", të hedhur për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit. 

Projektligj i ri: Kripto-asetet në 'lupën' e tatimeve,

Sipas projektligjit, ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve do të kenë detyrimin të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë informacion mbi klientët dhe transaksionet që kryhen në platformat e tyre. Këto të dhëna do t’i kalohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila më pas do t’i shkëmbejë automatikisht me autoritetet tatimore të vendeve të Bashkimit Europian.

Ofruesit e shërbimeve duhet të pajisen me një numër unik identifikimi nga tatimet dhe të dhënat për cdo transaksion do të arkivohen për një periudhë  jo më të shkurtër se se 7-vjeçare. Në rast se përdoruesi nuk bashkëpunon, platforma e kriptomonedhave bllokon transaksionin pas dy njoftimeve brenda dy muajve.

Në projektligj parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 1 milion nga titullari i drejtorisë së tatimeve, kur nuk regjistrohen, nëse nuk kryhet raportimi brenda afateve apo në rastet kur jepet informacion i pasaktë. Efektet e ligjit do të nisin vetëm në datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përmes këtij kuadri të ri synohet rritja e transparencës fiskale dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e tatimeve.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB