Politikë

"Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit 240 mijë euro: Më shiko në sy Sali...kam lidhur vetëm kontratën

Çaushi u shpreh nga Kuvendi se çmimi dhe sipërfaqja e apartamentit është krejt ndryshe nga ajo që është raportuar nëpër media.

F.I
"Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit 240 mijë euro:
Zegjine Çaushi

TIRANË-Deputetja socialiste, Zegjine aushi ka pranuar blerjen e një apartamenti me vlerë 240 mijë euro pas vetëm një viti në detyrë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Në replikë me kryedemokratin Sali Berisha, se ky i fundit ka përhapur dezinformim lidhur me apartamentin, duke iu referuar lajmeve që qarkulluan së fundmi për pasurinë e blerë, deputetja deklaroi se ka lidhur një kontratë për blerjen e apartamentit, dhe se ndërtimi nuk ka nisur akoma. Çaushi u shpreh nga Kuvendi se çmimi dhe sipërfaqja e apartamentit është krejt ndryshe nga ajo që është raportuar nëpër media.

Zegjine Çaushi: Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj. Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time. Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh. Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim.

Poll

MOS HUMB