
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Andrea Mano që zëvendësoi Ervin Salianjin, tha se tashmë është në pritje të marri zyrtarisht detyrën e mandatit nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai gjithashtu konfirmoi se do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”, tha ai.
I pyetur nëse Mano do t’i bashkohet aksionit opozitar për mosbindje civile, tha se ai edhe pas dorëheqjes gjithmonë është revoltuar. Më tej ai shtoi se së bashku me anëtarët e tjerë gjithmonë kanë bërë thirrje për reflektim.
"Pas dorheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirje për reflektim të gjithë PD ndaj ish-kryetarit të PD. Dorheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish-kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.
Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proçeseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim, sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotrisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD, por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qënë anëtarë kryesie, drejtues senksionesh, dhe grup senksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie", tha Mano.
Andrea Mano do të zëvendësojë Ervin Salianjin që është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Kryetarja e Kuvendit gjatë seancës, e cila u zhvillua me shumë tensione për shkak të protestës së opozitës, tha se për të marrë një vendim ndaj ish-deputetit Salianji nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandateve. /ZËRI