Politikë

Strategjia e turizmit, Kumbaro: Në çdo 1 km të bregdetit, minimumi 300 metra hapësirë publike

Sipas Kumbaros në çdo një kilometër plazh do të ketë 300 metra plazh publik.

I.F
Strategjia e turizmit, Kumbaro: Në çdo 1 km të bregdetit,
Mirela Kumbaro

TIRANË- MinistrJa e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Në rregulloren e re, hotelet do të jenë të vetmit që mund të aplikojnë për të menaxhuar zonat e plazhit. Sipas Kumbaros në çdo një kilometër plazh do të ketë 300 metra plazh publik.

"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin do të behet kjo. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë dhe pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve, oferta gjithë përfshirëse turistike e vendit ka ndryshuar ka ndryshuar edhe filozofinë dhe udhëtimeve të turistëve dhe të pushuesve vendas apo të huaj që nuk vijnë vetëm për të pushuar në bregdet, por edhe gjatë muajve të verës duan që ti marrin maksimumin këtij vendi. Pas shumë diskutimeve dhe debate edhe brenda qeverisë dhe me kolegë, modeli i ri i menaxhimit të plazheve do të bazohet në parimin kryesor se shezlongët në vetvete nuk mund të jenë parimi parësor i biznesit, por duhen trajtuar si një aksesor shtesë i hoteleve apo i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh do të kemi 300 metra plazh publik, kjo është një sfidë shumë e madhe për ne për bashkitë", tha Kumbaro.

Strategjia e Turizmit 2024-2030 ndan vendin në gjatë rajone turistike:

1- Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut

2- Rajoni turistik verior i brendshëm

3- Rajoni turistik i Tiranës

4- Rajoni Turistik Qendror

5- Rajoni turistik i bregdetit të Jonit

6- Rajoni turistik jugor i brendshëm

Ku mbështetet strategjia e turizmit?

1 -Investimet,

2- Politika fiskale dhe rregullatore në Turizëm

3- Menaxhimi i destinacionevëe

4- Zhvillimi i produktit turistik

5- Marketingu

6 – Përgatitja e profesionistëve të kualifikuar

/ZËRI

Poll

MOS HUMB