Politikë

Plani i motivimit/ Pirdeni: Administrata do ta zgjedhë vetë orarin e punës! Rriten pagat

Ndryshimet përfshijnë dhe lejen vjetore, ndërsa ministrja shtoi se kjo paketë përfshin dhe rritjen e pagave.

E.K
Plani i motivimit/ Pirdeni: Administrata do ta zgjedhë vetë orarin e
Adea Pirdeni

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi një ditë më parë “Paketën për Motivimin e Administratës”. Kjo paketë përfshin dhe mundësinë që punonjësit e administratës të mund të zgjedhin vetë orarin e punës. Sipas Pirdenit, kjo është një praktikë e ndjekur nga disa vende në Bashkimin Europian. Ndryshimet përfshijnë dhe lejen vjetore, ndërsa ministrja shtoi se kjo paketë përfshin dhe rritjen e pagave.

Adea PinderiTeksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30. Kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjella, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarin. E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike. Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtra se një javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB