
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli këtë të enjte në Kuvend për projekligjin për Komunikimet Elektronike, ku u shpreh se risi është aksesi ndaj shërbimeve digjitale. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike.
Belinda Balluku: Projektligji nënvizon zbatimin e praktikave për lirinë dhe promovimin e larmishmërinë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave dhe komunikimeve elektronike. Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike. Në rregullimet e reja që lidhen me komunikimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik. Kryerja e vrojtimeve parashikohet të bëhet nga AKEP në bashkëpunim me institucionet e tjera të lidhura sipas rastit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e së ardhmes. Ky është proces që do të kryhen në vazhdimësi./ZËRI