Politikë

Përplaset opozita me Gardën tek dera e Kuvendi, Dogjani-Nokës: Thirr popullin të futemi brenda!

Deputetët e Partisë Demokratike thanë se duan të futen në seancë, pasi janë përfaqësues të popullit.

k.m.

Përplaset opozita me Gardën tek dera e Kuvendi, Dogjani-Nokës:

TIRANË – Deputetët e Partisë Demokratike, që kanë thirrur protestë gjatë ditës së sotme, po tentojnëe që të hyjnë në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë. Megjithëse disa prej tyre janë të përjashtuar, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në seancë. Deputetët e përjashtuar nuk janë lejuar të hyjnë brenda parlamentit. Garda është bërë ‘gardh’ përpara derës së Kuvendit. Deputetët e PD thanë se në seancë mund të hysh vetëm nëse je hajdut.

PËRPLASJA VERBALE MES DEPUTETËVE DHE GARDËS:

Noka: Këta ça janë nuk janë deputetët tanë? Kuj i thu largohu ti mor?
Sula: Zoti drejtues i Gardës mos lejoni Arben Ahmetaj të futet në Kuvend!
Noka: Hap rrugën
Vokshi: Pa hy ne, nuk hy asnjë i PS ta dish mirë ti.
Salianji: E dun kështu ta 'majtas kthehu'. Ore nuk është kazemë kjo, kazermë e dini ju këtë? Edi Rama këta i përdor për të ruajtur paratë.
Vasili: E keni marrë përsipër ju këtë përgjegjësi?
Noka: Hapi rrugët bunkeri i Gardës.
Sula: Zonja terroriste hap rrugën. Zoti terrorist me kollare hap rrugën.
Vokshi: S'më ndalon dot mua ti

Zhupa: Hape rrugën se ne nuk jemi përjashtuar.
Salianji: Sa iu tha Dashi jam hajdut i hapët rrugën. Jo unë nuk e them, nuk jam hajdut.
Sula: Hajde zonja hajdute *merr prej dore Ina Zhupën
Zhupa: Hape rrugën tani se nuk jam përjashtuar. Ne do bëjmë mbledhje para dhe pastaj do hyjmë në seancë.
Vokshi: Nuk më ndalon të hyj dot në ambientet e Kuvendit. A hyj tek Kryesia? Zhupa: Bardhi shtyje njëherë.
Dogjani: Mos kap me dorë, hape rrugën do hyj unë brenda. Do futemi të gjithë brenda. Hape rrugën. Shtyni të gjithë. Hape rrugën. Apo do të thërrasim njerëzit të hyjmë brenda? Flamur, thirr popullin të hyjmë brenda. Diktaturë jeni dhe ju, a e kuptoni ju? Ça jeni ju? Mos merrni urdhëra nga banditë.

Vokshi: Kush je ti more, hap rrugën?
Dogjani: Hapni rrugën se iu erdhi populli brenda
Vokshi: Distancohuni more nga kjo bandë kriminale
Noka: Jeni ushtruar në ushtarë të krimit, ta mafies.
Salianji: Përdor atë si hapu susam, thuaj jam hajdut se hapet dera.
Bardhi: Hapni rrugën se na filloi seanca. Ore je mirë ti? Dua të ushtroj funksionin tim.
Vasili: Nuk jemi të përjashtuar na hap rrugë, gjeje si të duash. Hajde zoti Mediu.
Salianji: O Flamur hyni ju, po tërhiqemi ne. Futuni ju që nuk jeni të përjashtuar.
Vokshi: Hapu mo tani, mos u përdorni mo.
Zhupa: Hape se nuk jemi të përjashtuar. Distancohuni nga këto urdhëra./ZËRI/

Poll

MOS HUMB