Politikë

Heqja e dinarit serb, Rama: Qeveria e Kosovës të koordinohet me aleatët

Kryeministri Edi Rama theksoi se Kosova ka të drejtë ta zbatojë Kushtetutën e saj, por se duhet që të koordinohet me aleatët.

D.XH
Heqja e dinarit serb, Rama: Qeveria e Kosovës të koordinohet me
Edi Rama

TIRANË – Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ta hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar shërbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.

Rama shprehet se Kosova duhet t’i përmbahet Kushtetutës së saj, duke shtuar se Prishtina duhet të koordinohet gjithashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë. “Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në X:

Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB