
TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK gjatë ditës së sotme. Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, pas padisë së bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim tokash në Bashkinë e Himarës.
Fredi Beleri akuzon Jorgo Goron se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Beleri ka paditur Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, nga personi që ka për detyre të lëshojë aktin; Foto Pavllo Mehilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale"./ZËRI