TIRANË-Komisioni i Etikës përjashtuar sot për herë të dytë deputetin Agron Shehajn me 30 ditë, ndërsa dha një përjashtim 20 ditor edhe për deputetin Erald Kapri. Përjashtimi vjen pas tensioneve në seancën e 18 qershorit, ku kryeministri Edi Rama u shfaq në Kuvend në momenti që do të votohej amnistia penale.
Shehaj bashkë me Kaprin i shkuan afër Ramës dhe replikuan me të, madje i grisën dhe letrën ku shënohej emri i tij dhe posti kryeministror. Shehaj hodhi akuza nga vendi ku po qëndronte në drejtim të kryeministrit gjë që detyroi kreun e Kuvendit, niko Peleshi të merrte masën e përjashtimit nga seanca.
Në një moment të dy deputetët e Mundësia iu afruan kreut të qeverisë në vendin ku po qëndronte pranë ministrave gjatë momentit të votimit, duke i kujtuar se duhet të jepte dorëheqjen pasi kjo ishte kërkesë edhe e protestuesve.
DEBATI në seancën e 18 qershorit:
Shehaj: Të doli boja keq! Të doli boja keq! Të doli boja! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! S’ke argument tjetër! Je qesharak! Je banal dhe qesharak! Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! Lëre Partinë Socialiste, fol për Belindën dhe hajde në zgjedhje! Pse s’del në zgjedhje? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë? Pse ke frikë nga zgjedhjet? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët? I ke parë sa të vendosur janë? Ore të duan në burg! Të duan në burg! E Kishe menduar ndonjëherë që mund të përfundoje në burg? E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!
Rama: Do jem deri në 2027 këtu!
Shehaj: S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur? Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën?
Rama: Ca kam vjedhur unë?!
Shehaj: Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Ahmetajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë! Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Është rrethuar parlamenti! Nuk do dalësh dot! Pse s’jep dorëheqje? Pse s’jep dorëheqje? Me dhjetëra mijëra duan dorëheqjen tëndë!