Politikë

PD e 'vulës' nxjerr DOKUMENTIN: Lulzim Basha është kryetar

Një lëvizje e tillë vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë riktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për ‘vulën” e demokratëve, e cila sërish mbetet pa “zot”.

E.K

PD e 'vulës' nxjerr DOKUMENTIN: Lulzim Basha është

TIRANË- Partia Demokratike e “vulës” e drejtuar nga Lulzim Basha ka publikuar këtë të enjte një dokument nga Gjykata e Tiranës, e cila shprehet se sipas ligjit, Lulzim Basha është kryetar i PD-së.  Një lëvizje e tillë vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë riktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për ‘vulën” e demokratëve, e cila sërish mbetet pa “zot”. Dokumenti është shpërndarë nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në zyrtare Indrit Seda.

Indrit Sefa: Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë, që detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe ti japë përgjigjë kërkesave të Partisë Demokratike, është i njëjtë me qëndrimin e mbajtur nga ana jonë para Gjykatës së Apelit.  Gjatë gjykimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo Gjykatë, kërkesë që nuk u mor parasysh.  Prej më së dy vitesh, Partia Demokratike ka kërkuar të përballet me të gjitha provat në një debat në seancë gjyqësore, e drejtë e cila është mohuar me anë të veprimeve dhe vendimeve procedurale, që më në fund Gjykata e Larte i pranoi si të drejta. Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke bërë të mundur vendosjen e drejtësisë së vonuar për çeshtjen gjyqësore të PD-së.  Ky ishte një hap shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti demokratët që në një kohë të shkurtër do të shohin të përfundojë një teatër i stisur nga aleanca e kullave që kërkojnë ta mbajnë PD-në peng të interesave të tyre. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cënon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe pregatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia Demokratike i kërkon Gjykës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe ti japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe ti japë zgjidhje përfundimtare.

PD e 'vulës' nxjerr DOKUMENTIN: Lulzim Basha është
Dokumenti

Gjykata e Lartë vendosi ditën e djeshme kthimin e çështjes për logon dhe vulën e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Kjo pasi, sipas Gjykatës së Lartë, Apeli ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cënueshëm vendimin e dhënë prej saj. Dosja do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB