Politikë

SPAK kërkon arrestimin/ Avokatët në GJKKO, Berisha pret vendimin në shtëpi

Ndërkohë Berisha pak minuta më parë doli nga selia e Rithemelimit dhe mbërriti në shtëpi.

f.t
SPAK kërkon arrestimin/ Avokatët në GJKKO, Berisha pret vendimin
Sali Berisha

TIRANË- Avokatët e ish-kryeministrit kanë mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë në seancën ku do të vlerësohet masa e sigurisë për Sali Berishën. SPAK kërkon zëvendësimin e masës nga detyrim me paraqitje në arrest shtëpie me mbikqyrje policore pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës.

Ndërkohë Berisha pak minuta më parë doli nga selia e Rithemelimit dhe mbërriti në shtëpi. Duket se ish-kryeministri do ta presë vendimin e GJKKO për masën ndaj tij, në shtëpi.

Më herët ditën e sotme avokatët e Sali Berishës dorëzuan kërkesën në gjykatë për marrjen e provave. Avokatët kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Mbrojtja kërkoi të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka./ZËRI

Poll

MOS HUMB