Politikë

VIDEO- Pandeli Majko dhe Kumbaro të habitur!!! Si reagoi Taulant Balla, "humbi" postin e ministrit të Brendshëm

Një nga ndryshimet që nuk pritej ishte posti i Ministrit të Brendshëm, i cili deri më sot mbahej nga Taulant Balla, por me ndryshimet e propozuara në vendin e tij do të jetë Ervin Hoxha.

f.t
VIDEO- Pandeli Majko dhe Kumbaro të habitur!!! Si reagoi Taulant Balla,
pamje nga kongresi

TIRANË-Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeveri. Qeveria Rama tashmë do të ketë 3 emra të rinj në kabinetin e saj, ndërsa Elisa Spiropali do të mbajë postin e lënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pas dorëheqjes së saj. Një nga ndryshimet që nuk pritej ishte posti i Ministrit të Brendshëm, i cili deri më sot mbahej nga Taulant Balla, por me ndryshimet e propozuara në vendin e tij do të jetë Ervin Hoxha. Tegsa Rama njoftonte ndryshimet, në videon më poshtë do të shihni edhe reagimet e figurave politike të cilët pritet të kenë pozicionet e reja.

Ndryshimet qe prezantoi Rama:

Elisa Spiropali - lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës 
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla - Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së 
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi -  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi -  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS -  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit -  Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Emërohet kreu i grupit PS

/ZËRI

Poll

MOS HUMB