Politikë

Ndryshimet në kabinetin "Rama"/ Kush IKËN e kush VJEN! Balla e Mete lënë pas 1 viti postin, Peleshi me detyrë të re, e pason Pirro Vëngu

Por nuk ishte Spiropali surpriza, pasi emri i saj lakohej prej ditësh si pasardhësja e Lindita Nikollës në postin e drejtueses së Kuvendit. Rama ndryshoi edhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar! 

k.m.
Ndryshimet në kabinetin "Rama"/ Kush IKËN e kush VJEN! Balla
Pirro Vëngu, Petrit Malaj, Ervin Hoxha

TIRANË- "Ka shumë horoskopë që parashikojnë se kush do vijë e kush do ikë sot,"-kështu tha në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ajo që do të mbajë postin e kryeparlamentares, Elisa Spiropali. Emërimi i ri u bë nga kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në mbledhjen e sotme të socialistëve. Por nuk ishte Spiropali surpriza, pasi emri i saj lakohej prej ditësh si pasardhësja e Lindita Nikollës në postin e drejtueses së Kuvendit. Rama ndryshoi edhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar! 

MINISTRIA E BRENDSHME

Taulant Balla, nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë! Postin e tij do ta mbajë kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha. Pas fiks një viti, Balla nuk do të mbajë më postin e ministrit të Brendshëm, edhe pse titulli nuk do t'i ndryshojë. Balla do të zërë vendin e Elisa Spiropalit si ministër (pa portofol) i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlametin. 

Ndryshimet në kabinetin "Rama"/ Kush IKËN e kush VJEN! Balla
Taulant Balla dhe Ervin Hoxha

Në vend të tij është caktuar Ervin Hoxha, i cili ka pasuar në IKMT, Agim Ismailin. Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë. Po ashtu, ka mbajtur postin e drejtuesit si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol,
Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe këshilltar i disa
funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

MINISTRIA E FINANCAVE

Ndryshimet në kabinetin "Rama"/ Kush IKËN e kush VJEN! Balla
Ervin Hoxha

Pasi u emërua në 15 janar, Petrit Malaj duhet të lëjë tashme detyrën si kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të zëvendësuar Ervin Meten në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Mete nga ana tjetër, nuk e ka të qartë të ardhmen e tij pasi të lërë postin që e mori në shtator të vitit të shkuar. Në periudhën 2013 – 2017 ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë, përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. 

MINISTRIA E MBROJTJES

Ndryshimet në kabinetin "Rama"/ Kush IKËN e kush VJEN! Balla
Pirro Vëngu

Pas caktimit të Bledi Çuçit si nënkryetar të Parlamentit, postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste do ta marrë Niko Peleshi, i cili la detyrën si ministër i Mbrojtjes. Peleshi do të zëvendësohet nga ai që ishte deri më sot drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu. Ky i fundit, më herët ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri, por edhe ka qenë edhe drejtor kabineti në ministrin e Jashtme, kur në krye të diplomacisë ishte Ditmir Bushati. Më pas, në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri dhe nga atje në portin e Durrësit. Por Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke që ai mbante. Madje kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit. Tani, do i duhet që të pasojë Peleshin, i cili mbante postin e ministrit të Mbrojtjes që prej janarit 2021.

POSTET E PANDRYSHUARA NË QEVERI

Të qetë, të paktën deri në një moment të dytë do të jenë të tjetër ministra të kabintetit "Rama 3". E palëvizur është Belinda Balluku, e vetmja që ka dy detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Transportit. Të tjerë të palëvizur janë: Bora Muzhaqi, që prej shtatorit 2021 mban detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor; Mirela Kumbaro Furxhi që prej shtatorit 2021 shërben si Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; Majlinda Dhuka, kryenegociatore me BE; Delina Ibrahimaj që prej muajit shtator 2023 ajo mban detyrën e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit; Anila Denaj që prej shtatorit 2023 ajo mban postin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Albana Koçiu, e cila mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ogerta Manastirliu si ministre e Arsimit dhe Sportit; Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë; Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB