Politikë

Ndryshimet në qeveri, Rama shkon në presidencë, i dorëzon Begajt emrat e ministrave të rinj

Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë. 

f.t
Ndryshimet në qeveri, Rama shkon në presidencë, i dorëzon
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja. Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë. 

Bledi Çuçi nuk do të jetë më kryetar i  do të ketë dhe një kryetar u bënë ndryshime dhe në post të Partisë Socialiste. Në fund të fjalimit të tij, para kongresit të PS-së kryeministri Edi Rama njoftoi të gjitha ndryshimet. Qeveria Rama tashmë do të ketë 3 emra të rinj në kabinetin e saj, ndërsa Elisa Spiropali do të mbajë postin e lënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pas dorëheqjes së saj. 

Ndryshimet qe prezantoi Rama:

Elisa Spiropali - lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës 
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla - Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së 
Petrit Malaj - Emërohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi -  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi -  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS -  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit -  Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Emërohet kreu i grupit PS

/ZËRI

Poll

MOS HUMB