Politikë

'Paketa e maleve'/ Rama: Zero taksa, zero TVSH për ata që duan të kthehen në tokën e të parëve

Kreu i qeverisë shkruan se ky ligj është një mundësi reale dhe mbështetje e posaçme për ata që duan të rikthehen në vend dhe të ndërtojnë një biznes.

F.I
'Paketa e maleve'/ Rama: Zero taksa, zero TVSH për ata që
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur “Paketën e maleve” si një mbështetje për ata që duan të kthehen në tokën e të parëve. Kreu i qeverisë shkruan se ky ligj është një mundësi reale dhe mbështetje e posaçme për ata që duan të rikthehen në vend dhe të ndërtojnë një biznes. Rama me anë të një postimi në rrjete sociale rithekson se se procedurat do të jenë të lehtësuara për 500 aplikantët e parë, të cilët do të përfitojnë zero taksë e zero TVSH  për 10 vjet. 

“Mirëmëngjes dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Paketa e Maleve

Projektligji i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për "Paketën e Maleve", i jep të drejtën të gjithë "investitorëve strategjikë" që të aplikojnë për të blerë prona shtetërore me tarifën simbolike 1 euro, me kushtin e vetëm që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar. Këshilli i Ministrave do të miratojë zonat me përparësi zhvillimi dhe më pas do të jetë MEKI, ajo që do të krijojë një strukturë të posaçme që të bëhet inventarizimi për çdo zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB