Politikë

11 Maji dhe 'Paketa e Maleve'-Rama në Shkodër: 0 taksa për 10 vite, pagat më të mira se në Greqi! (Fjala e sipërmarrësve)

Rama tha se 500 aplikantët e parë, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

F.I
11 Maji dhe 'Paketa e Maleve'-Rama në Shkodër: 0 taksa
Edi Rama

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për deputet në këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Rama fillimisht u ndal tek bullizimit që i është bërë kandidates së re, Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja” por që u krahasua me Lenka Çukon, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati. Marjana Koçeku është vendosur në listën e mbyllur.

“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës.... Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp"-u shpreh Rama.

Më tek kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e votës në 11 Maj, ku theksoi se vota për PS-në është e duhura dhe shkodranët. Në fjalën e tij ai komentoi dhe listat e Partisë Demokratike dhe atë të partive të reja. 

"Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë", tha Rama. 

Në vijim të takimeve, Rama krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantuan ‘Paketën e Maleve” tek sipërmarrësit. Rama tha se 500 aplikantët e parë, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për pjesën tjetër, kreu i qeverisë njoftoi se do të vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa.

"Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit. Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës. Keni parasysh që në vitin e kaluar ka patur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë sepse nuk janë si dikur. Do të thotë se 5.5 milionë janë potencialisht klientë të një rrjeti argotizmi që gjendet aty pranë. Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, por ka ende potencial. Nëse në gjithë zonat malorë do ndiqet shembulli i Thethit, i Malësisë së Madhe, do të jetë bekim i madh për Shkodrën, por edhe ata që do ta marrin iniciativën dhe të mos rrinë jashtë të punojnë për të tjerët,"- u shpreh Rama.

Sa i përket thirrjes së emigrantëve për tu rikthyer në Shqipëri, Rama u shpreh se pagat në Theth janë më të mira se në Greqi. Gjatë diskutimit një sipërmarrës në Theth tregoi se është ai dhe familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura. 

"Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin. Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu,"-u shpreh sipërmarrësi.

Ligji i ri i sapomiratuar 'Paketa e maleve' i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB