Politikë

Arrestimet në radhët e PS, Rama: Nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës

Rama komentoi edhe arrestimin e anëtarëve dhe ish-anëtarëve socialistë, duke u shprehur se “nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës”. 

I.F
Arrestimet në radhët e PS, Rama: Nuk të vjen mirë që
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Shkodër, ku prezangtoi edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe arrestimin e anëtarëve dhe ish-anëtarëve socialistë, duke u shprehur se “nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës”. 

“Shpata ishte tek zyra ime, Altin Dumani nuk është 22 vjeç, mund të ketë 20 vite që është prokuror, e kishit dëgjuar më parë për Altin Dumanin, kishit dëgjuar më parë ndonjë ministër apo ata që hyjnë e dalin në televizor të shkonte në gjykatë, të dënohej apo arratisej? As prindërit, as gjyshërit nuk kishin parë, ka pas vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë, jo nga një gjykatë apo prokuror më parë, si ndodhi kjo, ra nga qielli apo një ditë të bukur u çuan një grup prokurorësh dhe hodhën hov.

E vërtetë që është që ligjin këta e bënë po kush e kërkoi, se kush e kërkoji nuk ka nevojë të diskutojmë shumë, mjafton të kthehesh pas e të shohësh kur ishim në opozitë, ne kërkuam një pakt kombëtar, ia kërkuam bufit të kënetës në 2009, në 2013 e kishim në program, kur u bë reforma u ngujuan në bulevard ishte Luli, vinte çdo natë dhe këndonte himnin para zyrës sime. Ja ku e keni bufin thotë në 11 maj do fitojmë, në 12 maj do shkrijmë SPAK, do shkrijë Ndoc Rrokun, se ky është edhe qyteti i Ndoc Rrokut.

Është e vetmja mënyrë e sigurt që të bëhemi anëtarë të BE. Përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim që gjërat do shkonin pak a shumë siç do të shkojnë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, por dhe duhet të japim mbështetjen tonë.

Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan”, tha Rama.

Teksa komentoi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, kryeministri bëri përjashtim për një grua deputete aktuale të parlamentit. Edhe pse nuk përmendi emrin e saj, Rama u shpreh se ka respekt për të, ndërsa të tjerët janë “bir Selmani i nënës kë të qaj më parë”.

“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, u shpreh kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB