
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk i ka takuar personalisht 2 oficerët e Krimit Ekonomik që shkuan sot në ambientet e selisë blu. Teksa largohej për në banesën e tij, Berisha ndaloi për të mbajtur një fjalë para mediave duke u shprehur se e gjitha është një lëvizje e kryeministrit Edi Rama kundër tij. Po ashtu, nuk e kursey as ironinë.
"Nuk i takova. Jo nuk pata asnjë takim personal. Do respektoj Kushtetutën. Kushtetuta prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë nuk i takova fare, por nuk pranoj shkelmimin e Kushtetutës se do Edi Rama. Po ti pranoja në takim do i thosha që çojani Edi Ramës ta zjejë çaj. Ajo që ndodhi të enjten nuk ka kthim dhe nuk ka lidhje,"-tha para mediave Berisha.
Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai