
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar se goditja e radhës nga SPAK do të jetë për Ilir Metën. Me një postim në rrjetin e tij social, Elton Qyno shkruan se gjithçka është gati për t'ju vendosur një masë sigurie nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe për kreun e Partisë së Lirisë. Madje lajmëron se për të ka ardhur edhe një letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Në fillim u kërkua arrestimi i Ahmetaj. Pastaj u kërkua arrestimi për ca pronarë të Sterilizimit, por që u la jashtë mjeshtri i sterilit Ilir Beqaj. Të gjithë e dinin që radhën tashmë e kishte dhëndri, Jamarbër Malltezi. SPAK nuk gaboi në parashikim. Tani radha e parashikimit është tek Ilir Meta. Do ketë masë sigurimi edhe për Ilirin. Letërporosia ka ardhur nga SHBA, duhet vetëm Sotir Kllapi të lëvizë,"-shkruan Qyno.
I përmenduri në postimin e gazetarit, prokurori Sotir Kllapi është personi që ka në duar një nga dosjet më të 'nxehta' dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin e Ilir Metës. Pretendohet se janë zbuluar kontrata lobimi në SHBA me vlerë qindra mijëra USD nga Ilir Meta dhe LSI-ja në 2017, para të cilat janë fshehur, duke mos u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP. Në bazë të hetimeve janë dërguar letërporosi në SHBA, që mesa duket janë kthyer. Sesi do të veprojë SPAK, kjo mbetet të zbulohet gjatë ditëve në vazhdim.
A do të jetë Ilir Meta "peshku i madh" i radhës?!/Zëri.ai