Politikë

Objektet e konfiskuara do të kthehen në banesa sociale, qeveria miraton ndryshimet

Ndryshimet e propozuara synojnë që një pjesë e këtyre objekteve të mund të përdoren për qëllime të interesit publik përfshirë strehimin social.

M.K.
Objektet e konfiskuara do të kthehen në banesa sociale, qeveria
foto

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë ndryshimet dhe shtesat në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Ndryshimet e propozuara synojnë që një pjesë e këtyre objekteve të mund të përdoren për qëllime të interesit publik përfshirë strehimin social.

Projektligji është propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe tashmë do t’i përcillet Kuvendit, ku do të shqyrtohet dhe votohet. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin nr. 66/2023, i cili përcakton mënyrën e administrimit të objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje dhe përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.

Vendimi i miratuar nga qeveria është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe, në mbështetje të neneve 81 dhe 100 të Kushtetutës, përcakton dërgimin e projektligjit në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Vendim për propozimin e projektligjit “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.66/2023, “për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama

/ZËRI

Poll

MOS HUMB