
TIRANË- 12 maji është afër! E duket se kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga plani i tij për takimin me shqiptarët e diasporës. I pari takim do të jetë në Greqi, datë e cila është shoqëruar me disa reagime pasi përkon me ditën që u vendos në pranga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Për këtë arsye, por edhe sepse marrëdhëniet bilaterale janë ftohur.
"Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë,"-shkruan Rama.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Disa ditë më parë, "Kathimerini" shkroi se vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama, për të takuar shqiptarët në Greqi, duket se ka trazuar ujërat në Athinë, dhe është në pikëpyetje nëse do të zhvillohet apo jo deri në momentet e fundit. Sipas medias greke, takimi i Ramës me emigrantët shqiptar në Greqi, ishte planifikuar që të mbahej në Sallën Olimpike Galatsi, përpara se leja të anulohej nga bashkia për shkak të aktiviteteve të tjera të planifikuara. Tani një tjetër sallë e kontaktuar nga socialistët ka refuzuar rezervimin për në datën 12 Maj./ZËRI