Politikë

Ngrirja e fondeve nga SHBA/ Shtëpia e Bardhë mohon lajmet: Urdhri mbetet në fuqi!

Më herët mediat ndërkombëtare publikuan një artikull se zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte revokuar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi kjo kishte shkaktuar kaos dhe shqetësim.

I.F
Ngrirja e fondeve nga SHBA/ Shtëpia e Bardhë mohon lajmet: Urdhri
Donald Trump

UASHINGTON- Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas lajmit të Washington Post, ku thuhej se kishte pezulluar ngrirjen e fondeve federale. Përmes një deklarate zyrtare, Shtëpia e Bradhë ka shkruar se vendimi për ngrirjen e fondeve federale “Mbetet në fuqi”. Më herët mediat ndërkombëtare publikuan një artikull se zyra e buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte revokuar një urdhër për ngrirjen e granteve federale, pasi kjo kishte shkaktuar kaos dhe shqetësim.

Sipas dokumentit të ndarë për agjencitë federale, Matthew J. Vaeth, drejtor i përkohshëm i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) të Shtëpisë së Bardhë, deklaronte se memorandumi M-25-13 i OMB "është revokuar", por menjëherë pas kësaj reagoi Shtëpia e Bardhë duke e mohuar këtë lajm. Ditën e sotme Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve shqiptare duke i lajmëruar se do t'u ndërpritet menjëherë mbështetja dhe fondet.

LISTA E INSTITUCIONEVE:

Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet lokale

Tashmë, do të mbetet për t'u parë nëse për drejtësinë e re do të ketë një rikthim të mbështetjes nga Amerika. Vendimi i Trumpit kërkon që për 90 ditë të ketë një shqyrtim se ku shkojnë fondet dhe nëse dilet në përfundimin se përputhen me vlerat dhe qëllimet e SHBA-ve, do të vazhdojnë që të shpërndahen. Ky mund të jetë edhe rasti i institucioneve të reja të drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB