Politikë

Toka në Lungomare “mollë sherri” në Këshillin Bashkiak të Vlorës, demokratët dhe socialistët bëhen bashkë

Shkak për këtë ishte kalimi i një sipërfaqe toke në favor të një firme ndërtimi.

I.F
Toka në Lungomare “mollë sherri” në Këshillin
Këshilli Bashkiak i Vlorës

VLORË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me tensione mes këshilltarëve demokmratë dhe socialistë. Shkak për këtë ishte kalimi i një sipërfaqe toke në favor të një firme ndërtimi. Kjo është hera e dytë që për këtë çështje ndodhin debate në Këshillin Bashkiak. Toka ndodhet në Lungomare dhe është objekt i një procesi gjyqësor, pasi fillimisht u kërkua të kalonte në pronësi të bashkisë së këtij qyteti dhe më pas kompanisë ndërtuese “Lazaj 2002”.

Por demokratët hodhën dyshime për procedurën e zhvilluar për kalimin e pronësisë së tokës, pasi kjo sipërfaqe nuk mund t’i kalojë ndërtuesit pasi ka pronarë në proces. Demokratët akuzuan juristin e Bashkisë, Dorian Demiri, pasi sipas tyre kishte bërë kërkesa të pamatura për regjistrimin e një sipërfaqeje më të madhe se ajo reale.

Para votimit, kryetari i bashkisë dhe juristi u larguan nga salla, por juristi u thirr sërish për të qenë pjesëmarrës. Por ajo që befasoi në procesin e votimit ishte se jo vetëm këshilltarët e djathtë, por edhe ata të majtë abstenuan. Kryetarja e Këshillit pretendoi se vendimi kaloi, por këshilltarë kontestuan këtë duke theksuar se votat nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar vendimin, pasi nevojiten 26 vota.

Toka në Lungomare “mollë sherri” në Këshillin

Toka në Lungomare “mollë sherri” në Këshillin

Pjesë nga debati:

Kryetarja e Këshillit: Atëherë ju lutem, meqënëse po hapet një temë dhe po bëhet shumë… tani mos vendosim në siklet as sekretarin e Këshillit Bashkiak që merret me numërimin e votave dhe askënd tjetër në këtë Këshill, se gjithsesi prej jush është i lirë të votojë dhe të shprehë mëndimin e tij ashtu si ai dëshiron.

Kryetarja e Këshillit: Dëshironi dhe njëherë ta kalojmë për votim?

Këshilltarët: Jo

Kryetarja e Këshillit: Të jemi të qartë. Kemi 3 apstenim. Sa të tjerë ishin pro sa janë kundër, bëjnë diferencën dhe i numërojmë në rregull, se është vendim me shumë siklet.

Këshilltarët kundërshtojnë

Kryetarja e Këshillit: Dakord po japim vendimin definitiv. Ky preventim me 25 vota më vjen keq por nuk kalon.

Pas numërimit të kartonave, rezultoi se votat nuk e përmbushnin kuorumin, dhe për pasojë, propozimi për kalimin e tokës fillimisht për bashkinë dhe më pas për kompaninë ndërtuese dështoi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB