Politikë

Nesër seancë plenare/ Votohet Elisa Spiropali si kryetare Kuvendi, pritet betimi i ministrave të rinj

Gjatë seancës pritet të votohet me votim të hapur edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar të bëra të ditura nga kryeministri Rama ditën e sotme në mbledhjen e Kongresit të PS-së.

f.t
Nesër seancë plenare/ Votohet Elisa Spiropali si kryetare Kuvendi,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nesër në 18:00 do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollas. Gjatë seancës pritet të votohet me votim të hapur edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar të bëra të ditura nga kryeministri Rama ditën e sotme në mbledhjen e Kongresit të PS-së.

Ndryshimet që prezantoi Edi Rama:

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

Poll

MOS HUMB