
TIRANË- Arben Ahmetaj shprehet i zhgënjyer nga kolegët e tij në Partinë Socialiste, të cilët sipas tij nuk kanë folur në lidhje me dosjen në ngarkim të tij. Sipas ish-ministrit të Ekonomisë, ka një rrezik potencial për jetën e tij, pas kërcënimeve të marra ndërsa shton se do të vijojë të investigojë se ku kanë shkuar paratë e inceneratorit të Tiranës. Po ashtu nuk kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live".
Arben Ahmetaj: Dosjen time e kam nisur kudo, zero përgjigje. Dosjen time nuk e lexuan kolegët e mi që nuk kanë ngrënë në një tas me mua. Që këta të vërtetonin dardha e mollë, duhet të lexonin dosjen. Atje ka deputetë të ndertuar që nuk i bënë nder vetes dhe i lanë vetëm 17 orë. Nuk kërkoja të votonin ose jo kolegët e mi. Si mund të vijë një dosje me narrativë hartimore? Si kam qenë pa firmosur dhe pa marrë pjesë në procedure, si? Me frymën e shenjtë? Janë habitur këta të P-body! Korrupsioni është i njëjtë në të gjithë botën, të jap, më jep. Nuk kam marrë gjë.
Pyetje: Kush janë 2 qendrat e Tiranës?
Arben Ahmetaj: Kryeministria dhe Bashkia. Njëri thotë më ka zhgënjyer, tjetri thotë që ideja e tij ka qenë. Një shou hollivudian. Ndonjëherë bie në naivitet, e them po mirë nuk ka gazetarë e investigatorë publikë? Si ka mundësi? Si nuk e kanë marrë për ta lexuar dosjen? Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK dhe vendosjen e terrorit politik që është bërë aty ndaj meje, persekutimit familjar, kërcënimeve. Unë po bëj investigimet e mia nëse do të mbetem gjallë. E kam ndarë rrezikun nga kush më vjen. Do vazhdoj të investigoj se ku kanë shkuar ato para. Mirel Mërtiri nuk është pronar i Tiranës. Është i surgjynosur vetëm për t'i marrë Tiranën.
Pyetje: Qoftet në cilën verandë haheshin kur ndahen pronat publike?
Arben Ahmetaj: Përdor dronet./ZËRI