Politikë

Ahmetaj: Fëmija im 3 vjeç nuk ka shtëpi sot! Vura në dijeni Çuçin se më ndiqnin nga pas, më tha...

Ndër të tjera, Ahmetaj deklaroi se ka informuar disa muaj më parë, ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se persona të paidentifikuar e ndjekin nga pas.

e.k.k.m.
Ahmetaj: Fëmija im 3 vjeç nuk ka shtëpi sot! Vura në
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar këtë të enjte se fëmijët e tij janë pa shtëpi pasi janë sekuestruar nga SPAK. Ndërsa shtoi se nuk ka mundësi të financojë vajzën e tij, 18-vjeçare. Ndër të tjera, Ahmetaj deklaroi se ka informuar disa muaj më parë, ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se persona të paidentifikuar e ndjekin nga pas. Ky i fiundit i kishte thënë se mbase janë agjentë të SPAK, pasi ishte nën hetim. Ndërkohë Ahmetaj deklaroi se në mbledhjet e Qeverisë ka deklaruar se kanabizimi i vendit do të sillte dëm ekonomik.Deklarata I bëri në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Të vërtetën nuk e kam për detyrë ta zbuloj. Fëmija im 3 vjeç nuk ka shtëpi sot se është sekuestrohet. Ka vendosur gjykata që mos të përdoret shtëpia nga fëmija dhe Eriola. Unë nuk e financoj dot Kejsin që sot është 18 vjeç. Ka vendosur kundër vendimin të gjyqit të divorcit, nuk e financoj dot. Nuk kontribuoj dot në rritjen e fëmijës tim të Kejlës. Ç'është kjo shkelje? E kam lajmëruar ministrin Çuçin që më ndjekin njerëz. Më tha mesiguri do të jetë SPAK. Dmth qenka përmbysur pushteti. Parimi i parë është pavarësia. Prokurori nuk flet por vepron. As armikut që më ka zënë derën e shtëpisë, nuk ia uroj burgun.

Pyetje: A nuk ndjenji përgjegjësi që nuk keni reaguar më parë?

Arben Ahmetaj: Ka 2 të vërteta që duhen përmendur. Çdonjeri ka përgjegjësinë morale që me besnikërinë politike kemi lënë një autokraci të fshehtë të krijohet. Asnjë nuk i shpëton përgjegjësisë morale. Nëse do kishte dënim për përgjegjësinë morale do të në kurriz shumë njësi. Ka pasur mënyra publike dhe jo publike. Publike ka qenë të ulësh borxhin dhe të ruash sistemin financiar. Kjo është puna që kam bërë unë. Unë kam mbledhje qeverie që kam folur për eradikimin e kanabisit. Ia ngjeshën atij djalit që bëri edhe burg. I thashë që kjo do të fuqizojë vetëm krimin. Nuk besoj që sot ka dikush këllqe që të thotë po e kam dëgjuar Ahmetajn ta thotë. Unë po të them si kam folur unë. Kjo gjëja verifikohet me letra dhe shifra. Ne kemi kohë të flasim për detaje edhe në të ardhmen nëse do vazhdoj të jem ky që jam në kmëbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB