Politikë

Ahmetaj 'lan duart' nga inc. i Tiranës: E refuzova! Jetoj në pronën e bashkisë së qytetit...

Ndër të tjera, Ahmetaj shprehet se sot, sistemi ligjor është përmbysur.

e.k.k.m.
Ahmetaj 'lan duart' nga inc. i Tiranës: E refuzova! Jetoj në
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka përjashtuar veten nga përgjegjësia për inceneratorin e Tranës. Sipas tij, në kohën kur është firmosur procedura për inceneratorin e Tranës, ai ka qenë politikisht i “vdekur” pasi nuk ishte pjesë e kabinetit qeveritar. Sipas tij, pavarësisht se pinte kafen si mik me Mirel Mërtiri e ka refuzuar letrën për ndërtimin e inceneratort të Tiranës. Ndër të tjera, Ahmetaj shprehet se sot, sistemi ligjor është përmbysur. Deklarën e bëri i ftuar në “Çim Peka Live”.

Arben Ahmetaj: Meritojnë edhe respekt se janë njerëz publik, është përmbysur sistemi sot. Sot gjyqtari është në presion të SPAK. Tek çështja "Buka", ku janë 60 milionë? Shkohet tek Taulant Tusha, nuk e di nuk hyj unë në gjërat e filmave, janë qesharake, pse nuk ka përgjigje? Ku janë paratë e tjera? Kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur, po të hetohet Tirana del e vërteta. Duke nisur nga 1 janari jetoj aty ku jetoj, në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Aty ku jetoj, jetoj zyrtarisht, pronë e bashkisë së atij qyteti.

Pyetje: Altin Dumani i ka bërë kërkesë Mark Zuckerbeg për ju, por jo kryebashkiakut të këtij qyteti?

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se shkon deri aty. Nuk besoj që edhe të qenit Robespier i anti-revolucionit të demokracisë. Pyetja ku janë 60 mln, mos të më venë në ambasada që na zhgënjeu. Pse i zhgënjeu sepse fjeta me gruan time në hotel dhe pagova cash. Unë jam ai që po e kam pirë kafen me Mirelin por letra në interesin publik ka qenë e zeza mbi të bardhë. Unë vij si njeri që pas 3 muajsh është kërkuar të arrestohem. Kam një jetë që punoj. Një jetë i kujdesur që të mos firmosja gjëra që cënojnë integritetin. Ia arriti Edi Rama ta bënte këtë, më nxorri në pritë. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktualin, doli me dinjitet dhe tha policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. Po Ahmetaj pse? Pse nuk e ngriti zërin zoti ministër? Pra po të investigohet Tirana sqarohet puzzle. Pse SPAK nuk i shkon pas parave? Pse shkohet kush i merr këto para? Nuk është detyra ime ta zbuloj. Unë detyrën time e kam bërë. Kam qenë ministër Financash, e kam lënë me deficit më të ulët rekord dhe të ardhura në rritje. Për Rindërtimin s'kam fjetur 3 muaj. Po pandeminë, nuk kam lënë brimë miu pa kërkuar vaksina.

Pyetje: Kur është firmosur kontrata e inc. të Tiranës çfarë funksioni keni pasur?

Arben Ahmetaj: Ka qenë 28-30 gusht. Kam qenë gjysmë i vdekur, nuk kam qenë pjesë e kabinetit. Kur kanë nisur procedurat keni qenë ministër financash.

Pyetje: Ermonela Felaj i ka dërguar një shkresë kryeministrit që nuk mund ta marrë kjo firmë sepse nuk ekziston. Kryeministri u vu në dijeni nga Felaj, ju vete e keni vënë në dijeni?

Arben Ahmetaj: Të presim hetim dhe gjykim të pavaruar për të kuptuar sesa dhe kush ka abuzuar. Detyra ime nuk është të vlerësoj kompanitë. Ministri i Financave nuk ka lidhje me procedurave. Gjykon anën fiskale, e mban apo jo dot. Unë kam gjykuar se nuk duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Risku i biznesit i takon privatit. Duhet marrë dakordësia por ka ardhur si procedurë e të gjitha bashkive të qarkut. Mund ta lexoni tek raporti i KLSH i janar 2022. Është e shkruar e zeza në të bardhë. A duhetj ndërtuar inc. në Tiranë? Erion Veliaj ka ndërtuar një rast për ta ndërtuar. Duhej ndërtuar nga qeveria? Jo. Nuk e mbante dot buxheti 128 mln euro. Sot nuk është ndërtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB