Politikë

Pse ka frikë Rama nga ju? PËRGJIGJET Ahmetaj! Inc. i Tiranës, ish-ministri: Veliaj pronar faktik

Sipas Ahmetaj, në rastin e tij po veprohet me dy standarte, referuar dhe hetimeve për kolegët e tij në PS.

e.k.k.m.
Pse ka frikë Rama nga ju? PËRGJIGJET Ahmetaj! Inc. i Tiranës,
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj ka rrëfyer nga arratia, akuzat ndaj tij ndërsa nuk kanë munguar “shënjestrimet”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas Ahmetaj, në rastin e tij po veprohet me dy standarte, referuar dhe hetimeve për kolegët e tij në PS. Ndërsa shtoi se një biznesmen, Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit. Po ashtu sipas ish-ministrit Hoxha ka lidhje me Qeverinë. Ndërsa për Mirel Mërtirin tha se e kanë syrgjenosur në arrati për ti marrë inceneratorin. Deklaratën e bëri në "Çim Peka Live". 

Pyetje: Pse ka frikë Edi Rama, çfarë dini ju për këtë njeri?

Arben Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Ia kanë marrë inceneratorin. E kanë syrgjynosur për t'ja marrë. Pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit. Besim Hoxha. Pse i ka marrë? Kush qëndron, çfarë lidhjesh ka me qeverinë?  Çfarë lidhjesh ka në Shqipëri, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n? Do mësoni shumë. Është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai. Unë u habita kur lexova letrat e Këlliçit. Kush qëndron prapa këtij njeriu. Kjo është arsyeja pse jam kërcënuar, e do vazhdoj të kërcënohem. Po burri njëherë vdes. Kur them që është viktimë Mirel Mërtiri. E kanë zhdukur nga Shqipëria për t'i marrë biznesin. Tek intervista më bëri përshtypje një gjë. Iu referua konceptit të pronarit faktik, po mirë Erion Veliaj e ka urdhëruar që X Y kompani që mos të paguajë. A nuk është ky veprim i një pronari faktik. Pse 2 standarde? Pse Shiraku, Sarkozi, Beqja, Xhaçka, hetohen në liri? Nuk ia uroj burgun as armiqëve të mi./ZËRI

Poll

MOS HUMB