Politikë

Ekskluzive/ Lëvizjet në qeveri, Edi Rama rikthen Dallëndyshe Bicin në krye të IKMT-së

Bici rikthehet në drejtimin e institucionit të cilin udhëhoqi për shumë vite, nga 2014 deri një 2023, kur u emërua në krye të Kadastrës

E.K
Ekskluzive/ Lëvizjet në qeveri, Edi Rama rikthen Dallëndyshe
Edi rama dhe Dallendyshe Bici

TIRANË- Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme. Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm do ta zëjë Dallëndyshe Bici. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Bici ka pasur një eksperiencë të gjatë në krye të IKMT-së, për pothuajse 9 vite.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023, ajo ishte kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Nga Marsi i vitit 2023 ajo drejtoi Agjencinë Shtetrore të Kadastrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Artan Lamen.

Tashmë nuk dihet nëse kryeministri Rama, e ka gjetur emrin që do të pasojë Bicin në krye të zyrës së Kadastrës, por edhe dy poste të tjera të rëndësishme që janë lënë bosh nga ministrat e sapo emëruar, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB