Politikë

Ndryshimet në ligjin për turizmin/ Nga gjoba për ata që deklarojnë shifra të rreme tek formalizimi i tregut

Sipas ndryshimeve të hartuara nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, të gjitha subjeket që ofrojnë akomodim, dhoma me qira, apartamente përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtre të Biznesit.

E.K
Ndryshimet në ligjin për turizmin/ Nga gjoba për ata që
Foto ilustruese

TIRANË-Janë prezantuar këtë të enjte në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese ndryshimet në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin”. Sipas ndryshimeve të hartuara nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, të gjitha subjeket që ofrojnë akomodim, dhoma me qira, apartamente përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtre të Biznesit.

Ndryshimet tek Veprimtaria Prodhuese i paraqiti zëvendësminitsrja e Mjedist dhe Turizmit Vilma Bello. Sipas saj, kjo bëhet që të formalizohet tregu. Bello u shpreh se në vendin tonë janë në total 4556 struktura, të cilat janë të paformalizuara.

Vilma Bello: Në projektligj synohet saktësimi dhe parashikimi i masave administrative për të gjitha veprimtaritë turistike. Rishikimi i këtij ligji ka ardhur si rezultat i evidentimit të një sërë problematikash, që janë operimi si struktura akomoduese në mënyrë informale i dhomave, apartamenteve, apo vilave, duke cenuar konkurrencën me subjektet formale por edhe cilësinë së shërbimit. E kemi një informacion të tillë, si struktura në total aktualisht janë 4556, nga të cilat në Tiranë janë 1294 dhe këto janë të paformalizuar. Nga të dhënat që vijnë nga AirBNB, janë 3000 apartamente të pa certifikuara dhe standardizuara. Ndërsa si struktura të kategorizuara janë 1500.

Projektligji u hartua nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe do t’u dërgohet për mendim Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Ndërkohë në pr.ligj parashikohet dhe regjistrimi elektronik i klientëve dhe masat administrative për sujektet nëse deklarimet nuk janë të sakta./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB