
TIRANË- Me vendim të Këshillit të Ministrave, Albana Tole është liruar këtë të mërkurë nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Albana Tole ka qenë në shenjëstër të studentëve të Mjekësisë, gjatë protestave të tyre disa javore kundër vendimit të Qeverisë që i detyronte të qëndronin, 5 vjet në Shqipëri pas diplomimit. Kjo e fundit kishte deklaruar se ata që nuk firmosin kontratën e propozuar nga Qeveria të largohen nga studimet./ZËRI