
GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar në kuadër të 111-vjetorit të çlirimit të Janinës nga pushtimi osman. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur Shqipërinë, teksa i kujtoi detyrën për të respektuar të drejtën evropiane gjatë procesit të anëtarësimit të saj.
"I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, është e nevojshme për të respektuar acquis evropiane,”- tha ai në fjalën e tij.
Greqia më herët paralajmëroi se arrestimi i Fredi Belerit për shitblerje të votave për zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të ndikonte edhe në përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. /ZËRI